1 gusht 2013 – Policia greke ka zbuluar një rrjet trafikimi të drogës, që përbëhet nga mëse 30 vetë, për të cilët është krijuar dosja hetimore.
Janë vënë në pranga 13 persona, mes të cilëve 9 shqiptarë. Në mesin e të arrestuarve janë edhe 2 krerët e organizatës. Të arrestuarit shqiptarë janë të moshës nga 22 deri në 38 vjec dhe 4 prej tyre vuajnë dënimin në burgje të ndryshme të Greqisë. Nga kontrolli që policia bëri në banesat e të arrestuarve gjeti 8 kg kanabis, 1.5 kg përbërje kimike të paidentifikuar, peshore elektronike dhe 32 telefona celularë. Të arrestuarit do të dërgohen sot në prokurorinë e Patras, ndërsa policia vazhdon hetimin për identifikimin e anëtarëve të tjerë të rrjetit.
Zbulohet rrjeti i drogës, mes të arrestuarve 9 shqiptarë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Studimi, stresi në shtatëzani ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
“Je fëminore, shko në kopsht bashkë me fëmijët e tu”/ Debat i fortë mes Sarës dhe Mozës, fermerja “shpërthen” në lot
“Me Metën kam zero komunikim”/ Kryemadhi: Ai ka pamjen e të burgosurit politik, por sot ishte pushkë me fjalimin që ka mbajtur





