1 gusht 2013 – Kjo është fotoja me të cilën shumë mediume ilustronin lajmet mbi kabinetin e ri Rama. Shumëkujt mund të mos i bjerë në sy, por kjo foto përmban një informacion shumë domethënës për realitetin mediatik që na pret.Njohësit e propagandës e dinë që kjo është një nga format sesi fotografia përdoret për të forcuar imazhin e dikujt. Çfarë ka të çuditshme kjo foto? Fotoja (me reminishenca soc-realiste) të krijon përshtypjen sikur heroi qendror, në këtë rast Edi Rama qendron në kat të dytë, sipër nesh. Pra, mbi ne. Dhe na sheh,fitimitar, nga lart.Fakti që kjo foto ka dalë në një pjesë të mediave, tregon që ose fotografi ka qenë duke bërë eksperimente artistike (!) ose dikush e ka porositur të tillë e ua kaluar mediave.Nga ana tjetër, ose mediat janë neglizhente dhe botojnë çfarë t’u japin, ose me ndërgjegje pranojnë ta nxjerrin “çikë mirë” shefin e ri të ekzekutivit. Në të dyja rastet, prespektiva jonë që presim që media të jetë opozitare, në krah të publikut duket e zymtë.Media shqiptare do shumë guxim që të mos jetë më partizane që lufton një parti për hatër të një tjetre, por bën opozitë me pushtetin për hir të parimeve e të publikut ndaj të cilit do duhej të ishte në shërbim.

/Respublica/