Tirane,1 gusht 2013 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një 48 vjeçare, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë i cili ndodhej në katin e dytë.Mësohet se 48 vjeçarja Sh.Rosa ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë nga ballkoni, ndërsa ende nuk sqarohen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.Burime bëjnë me dije se ngjarja me pasoja fatale për jetën ka ndodhur në një pallat në rrugën “Artan Lenja”, pranë Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
/sot news /





