Përfundon procesi i numërimit në dy KZAZ të tjera në Durrës.
Bëhet fjalë për KZAZ nr.23 te shkolla 9-vjeçare “Jan Kukuzeli” dhe KZAZ nr.24 te shkolla e mesme “Leonik Tomeo.
Aktualisht vijon numërmi i votave në KZAZ nr.21, te pallai i sportit “Ramazan Njala” dhe KZAZ nr.20 në Krujë.
Më herët ka përfunduar ky proces në Shijak dhe KZAZ nr.22, te shkolla “Maria Kaçulini”.
Nga përditësimi i të dhënave në faqen zyrtare të KQZ (ora 15:11), në qarkun e Durrësit kryeson Partia Socialiste me 70559 vota, Partia Demokratike me 57513 vota dhe LSI me 8703 vota.





