Procesi i numërimit të votave në KZAZ nr.21 deri tani vijon normalisht. Kështu ka deklaruar për “DurrësLajm” kryetari i kësaj KZAZ-je, Rustem Bici, i cili shprehet se nuk është krijuar ndonjë problematikë për të penguar procesin.
“Janë numëruar 70 qendra votimi, nga 108 në total.”, tha Bici ndërsa shprehet se në këto kuti ka patur sasi të konsiderueshme votash të pavlefshme.
Sipas Bicit, procesi i numërimit të votave pritet të mbarojë gjatë orëve të pasdites për kutitë e mbetura për subjektet politike, ndërsa më pas do të vijojnë me numërimin e votave për kandidatët.
KZAZ nr.21 është ajo me numrin më të madh të kutive të votimit, plot 108 të tilla, ku përfshihen QV-të e 5 njësive administrative të bashkisë Durrës.





