Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste duke siguruar 8 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 6 mandate.

E përkthyer në vota PS ka marrë 86,224 ose 55.22%, ndërsa koalicioni “Aleanca për Ndryshim” ka marrë 57,878 vota ose 37.06%.

Lëvizja Socialiste për Integrim edhe pse ka marrë 6892 vota sërish nuk ka mundur që të kalojë pragun dhe të marrë mandat. Sa i përket votave të pavlefshme, sipas KQZ, ato janë 9775.