Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 10:51, në Bashkinë Durrës janë numëruar 273 kuti votimi nga 335 që janë në total.

Nga këto, Partia Socialiste vijon të kryesojë me 42 971 vota (50.37%), Partia Demokratike me 35 508 vota (41.62%) dhe LSI me 4 901 vota (5.75%).

Diferenca mes Partisë Socialiste dhe koalicionit “Aleanca për Ndryshim” (PD+LSI 40409 vota) aktualisht mbetet me 2562 vota.

Ndërkohë bie në sy se një numër të lartë përbëjnë dhe votat e shpallura të pavlefshme, të cilat deri më tani kanë arritur në shifrën 4200.