Drejt përfundimit procesi i numërimit në KZAZ-të e qarkut të Durrësit.
Teksa Shijaku e ka mbyllur këtë proces prej mëngjesit të sotëm, edhe në KZAZ nr. 23 vijon me ritme të shpejta numërimi i votave.
Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se nga 75 QV që kanë qenë në total në këtë KZAZ, janë numëruar 70 dhe pritet të hapen edhe 5 kutitë e fundit.
Mësohet se aktualisht kryetari i KZAZ-së, Gentjan Spiru është detyruar të largohet për në banesë për shkak të një fatkeqësie në familje. Spriu ka humbur të ëmën sot, ç’ka ka bërë që të largohet nga KZAZ.
Pritet që KQZ të vendosë nëse kryetari i larguar do të zëvendësohet nga një nënkryetar apo person tjetër.
Në KZAZ nr.22 te shkolla “Marie Kaçulini” janë 6 kuti në proces numërimi ndërkohë që ndodhet edhe një tjetër e pahapur.
Në KZAZ-në, nr24, e pozicionuar në palestrën e gjimnazit “Leonik Tomeo” aktualisht janë hapur 5 dhe kanë mbetur dhe 10 kuti të tjera për t’u numëruar.
Në KZAZ-në nr.21, e pozicionuar te pallati i sportit “Ramazan Njala”, ka rinisur procesi i numërimit për 38 kutitë e mbetura, pas shkëputjes për të pushuar për disa orë.
Ndërsa në KZAZ-në nr.20 në Krujë kanë mbetur edhe rreth 30 kuti për t’u numëruar.





