Mbyllet procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës.

Partia Demokratike mbetet forcë fituese në këtë qark duke siguruar 5 mandate me 47052 vota.

Partia Socialiste ka marrë 3 mandate me 30282 vota, PSD 2 me 16342 vota dhe LSI 1 mandat me 10031 vota.

Procesi i numërimit ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur incidente apo përplasje dhe rezultati është pranuar nga palët.