Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit përsa i përket COVID-19 atje.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga 2202 tesime të kryera kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë.

Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sa i përket të shëruarve ato janë 2, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre, që prej fillimit të pandemisë është 105.536.

Njoftimi i plotë:

18 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.536.

Në total numri i rasteve aktive është 103.