Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 16:31 në qarkun e Durrësit janë numëruar 134 kuti votimi nga 481 që janë në total.

Forcë e parë mbetet Partia Socialiste me 21700 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 16 766 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 2668 vota.

Por këto nuk janë forcat e vetme politike që kanë marrë vota në qarkun e Durrësit.

Më poshtë rezultati paraprak për partitë e reja në 134 QV të numëruara:

Partia Socialdemokrate    177 vota (0.42%)

Partia Balli Kombëtar         34 vota   (0.08 %)

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare      142 vota   (0.34%)

Partia Bindja Demokratike         55 vota (0.13%)

Aleanca Bashkimi Popullor, Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët   15 vota (0.04%)

Partia Nisma Thurje              156 vota   (0.37%)

Partia Lëvizja e Re                      122 vota   (0.29%)

Partia Aleanca Demokracia e Re   67 vota   (0.16%)

Partia Lëvizja për Ndryshim       74 vota   (0.18%)