Rifillon procesi i numërimit të votave në KZAZ-në nr. 25 e pozicionuar në gjimnazin “16 shtatori” në Shijak.
Burime nga kjo KZAZ bëjnë me dije për “DurrësLajm” se aktualisht po numërohen kutitë e qytetit, ndërsa ka mbaruar Gjepalaj dhe Maminasi.
Pas qytetit pritet të nisë numërimi i Xhafzotajt. Kujtjojmë që procesi i numërimit të votave në këtë KZAZ ishte ndërprerë prej paradites pasi komisionerët dhe numëruesit kishin kërkuar pushim se ndiheshin të lodhur.
Nga të dhënat e përditësuara në faqen zyrtare të KQZ, mësohet se aktualisht janë numëruar 17 kuti nga 54 në total, ku Partia Socialiste ka marrë 2477 vota, Partia Demokratike 1542 vota dhe 347 LSI.





