Misioni i OSBE në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit ka dalë sot me një raport paraprak. Një ndër pikat e prekura nga ky mision është dhe ndalimi i ardhjes së emigrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ku për ta kërkohej një karantimim 14 ditor.

Sipas kryetares së misionit të ODIHR, Ursula Gacek, autoritetet duhej të siguronin që të gjithë qytetarët të ushtronin të drejtën e votës edhe pse situata e Covid kushtëzon lëvizjes e lira.  

“Doja të jepja një komet të shkurtër sa i përket shqiptarëve që jetojnë në Greqi që nuk u lejuan të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë. Dua të them opinionin tim personal që në raste të tilla ka shembuj që e praktikojnë që të ushtrojnë këtë të drejtë duke votuar në ambasada.

Shpresoj që të jetë një çështje për tu diskutuar dhe si mund të arrihet një konsensus për herët e tjera. Sa i përket kufizimeve për shkak të Covid, e kuptojmë që duhet të ishin krijuar kushtet e duhura që ta ushtronin votën. Do doja që të flasin autoritetet e vendit për këtë çështje.”