Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të përditësojë të dhënat lidhur me procesin e numërimit të votave në Durrës dhe mbarë vendin.
Duke u ndalur në qarkun e Durrësit, deri në orën 12:31 janë numëruar 107 kuti votimi nga 481 në total.
Nga këto, mësohet se 1662 vota kanë rezultuar të pavlefshme ndërsa 33 122 vota të vlefshme, prej të cilave 17 503 kanë shkuar për Partinë Socialiste, 12878 Partinë Demokratike dhe 2081 për LSI-në.





