· Prefekti Juka: Nuk ka raportime për viktima dhe dëme materiale
DURRËS, 15 maj 2013 –Tri lëkundje tërmeti në rrethin e Durrësit në harkun e 64 minutave të pasdites nga ora 16:54 deri në ora 17,58 minuta të datës 15 maj 2013, njofton portali “earthquake-report.com”.
Nga këto tri lëkundje në qytetin e Durrësit janë ndier dy, njëra me magnitudë 3,6 e thellësi 10 km, në orën 16:54 dhe tjetra me magnitudë 2,3 dhe thellësi 2 km në orën17:02.
Lëkundjet e tërmetit të dytë ishin më të forta, saqë sollën alarm mes banorëve.
Prefekti i qarkut të Durrësit Genc Juka ka konfirmuar për “Dyrrahun” se nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.
Po, sipas “earthquake-report.com”, në orën 17:58 ka pasur dhe një lëkundje në detin Adriatik me magnitudë 2.3 dhe thellësi 2 km.
Lëkundjet janë ndier edhe në afërsi të Hamallajt dhe Vorës.
Kurse sipas Departamentit të Sizmologjisë të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (Universiteti Politeknik i Tiranës), tërmeti i orës 16:54:53 e ka pasur hipoqendrën 12 km në veri të qytetit të Durrësit (koordinatat 41.44° V, 19.53° L), me forcë 3.6 dhe thellësi 6 km.
Lëkundja tjetër, sipas entit shqiptar, ora 17:02, ka rënë po 12 km në veri të Durrësit, afër Hamallajt me një ndryshim koordinatash (41.43° V, 19.47° L), me magnitudë 8 dhe thellësi 11 km.
(vijon)
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





