Ka përfunduar numërimi i votave në Përmet edhe në Has. Mësohet se në Përmet janë numëruar 46 kuti dhe rezultatet janë:

Partia Socilaiste ka marrë 3.466 vota, e ndjekur nga PD me 1.939 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim, me 527 vota.

Ndërsa në Bashkinë e Hasi fituese ka dalë Partia Demokratike me 4.576 vota, Partia Socialiste ka marrë 2.735 vota.

Fletë të pavlefshme janë konsideruar 455, ndërsa 28 vota janë shpërndarë për subjektet e tjera konkurruese në këto zgjedhje.