Edhe këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma është përfshirë në fushatën elektorale të 23 qershorit.
Ajo ka qenë e pranishme në hapjen e fushatës së PD në qytetin e Durrësit ku ka performuar me dy nga këngët më të preferuara për të rinjtë.
Ndërsa ka qenë në skenë, Vesa Luma i ka bërë pyetjen qyterave të Durrësit, nëse “do të fitojmë apo jo me 23 qershor?” duke e future edhe veten tek ato mijërav demokratë që kishin dalë në shesh për fillimin e fushatës.
Gjatë këngës së dytë, Vesa i ka kërkuar të pranishmëve që të ngrenë dy gishtat lart, një simbol ky i PD-së.





