Mjekët sot kanë operuar me sukses vajzën indiane indiane 15-muajshe më kokë 3 herë më të madhe se sa madhësia normale, për shkak të një sëmundje të rrallë që nga mjekësia njihet me emrin hidrocefalus, apo thënë ndryshe “ujë në tru”, njofton AFP duke u thirrur në deklaratën e një mjeku.
“Intervenimi kirurgjik kaloi shkëlqyeshëm, shumë më mirë se ç’prisnim”, the neurokirurki Sandil Vaishja, pas kryerjes së operacionit ndaj vajzës 15-muajshe, Roni Begum.
“Padyshim, bëhet fjalë për një sukses, por është shumë herët të thuhet se si do të jetë kualiteti i jetës së saj në të ardhmen”, tha Vaishja, duke folur ekskluzivisht me gazetarin e agjencisë së lajmeve, AFP, në sallën e operacioneve në Nju Delhi.





