KOPLIK, 15 maj 2013- Një ditë pas premtimit që kryeministri Sali Berisha bëri në çelje të fushatës elektorale në qytetin e Durrësit, se do të të liberalizojë vizat me SHBA, në mandatin e ardhshëm, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shpreh besimin e saj në realizimin e këtij premtimi. 

Nga Kopliku, ku prezantoi edhe kandidatin demokrat Gjovalin Bzhetaj, Topalli u shpreh se nuk pretendon vetëm thjesht fitore, por një fitore të jashtëzakonshme. 

Kryeparlamentarja Topalli, inauguroi po sot në Koplik edhe rikonstruksionin e rrugës kryesore, ku iu bëri thirrje banorëve që më 23 qershor të votojnë integrimin.