DURRËS, 15 maj 2013- Refuzon të dëshmojë, dëshmitari i dytë okular në vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj, në procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Ilir Xhakja, i cilësuar si i forti i Shijakut.
Efektivi i policisë Kastriot Gosturani, sikundër ish-shoferi personal i kryekomisarit, Fatmir Hoxha, përfitoi nga e drejta ligjore duke qenë i pandehur për të mos rrëfyer për momentin e ekzekutimit të zyrtarit të lartë të policisë.
Gosturani, akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk mbrojti kryekomisarin ditën që u qëllua për vdekje. Në seancën e sotme përfaqësuesi I prokurorisë kërkoi kohë deri javen tjeter per te paraqitur provat shkencore.
Në seancën e mëparshme u i akuzuari për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, më 13 shtator të vitit të kaluar, Ilir Xhakja lëshoi akuza të forta ndaj kryekomisarit , duke se Tahiraj ishte i dehur dhe e ka ofenduar duke e sharë nga familja.
Xhakja pretendon se e ka qëlluar për vdekje në kushtet e vetëmbrojtjes.





