DURRËS, 15 maj 2013- Banorët e zonës së Spitallës, kanë pritur që ujësjellësi i Durrësit, të vijojë projektin për ndërtimin e linjës, i cili duhet të përfundonte në 15 Maj, por banorët gjenden pa ujë të pijshëm. 

I vetmi burim është një pus, i ndërtuar tre dekada më parë, për të shuar etjen e tyre dhe për të përmbushur nevojat minimale për ujë. 

Kryeinxhinieri i ujësjellësit Franc Stajka, tha se kjo zonë në Durrës furnizohet 24 orë me ujë në ditë,  por realiteti flet ndryshe në Spitallë.