SHKUP, 14 maj 2013- Një trup i një burri, i moshës 40-50 vjeç, sot në mëngjes është gjetur i varur në lita, rnë një pemë në qendër të qytetit të Shkupit, në parkun përballë ish-ndërtesës së "Nova Makedonija", ku sot gjendet një numër i madh institucionesh shtetërore dhe disa ministri të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Rastin në fjalë këtë mëngjes e ka paraqitur pranë policisë një kalimtar i rastit, ku pas iformacionit policia kishte shkuar në vend të ngjarjes.

Ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimës, ndërsa me siguri bëhet fjalë për vetëvrasje.