KORCE, 15 maj 2013– Dhunohet zyra elektorale e LSI ne Korçë.
Rreth orës 18:30 të së martës, zyra elektorale e ndodhur në lagjen 16, është dhunuar nga 3 persona të paidentifikuar.
Në kohën e ngjarjes në zyrë ndodheshin edhe punonjësit e LSI-së.
Personat, ende të paidentifikuar, hynë në zyrën elektorale të LSI, duke ofenduar punonjësit që gjendeshin në ato ambjente, e më pas nisën të shkatërrojnë ambientin përreth, duke grisuar flamujt e posterat e LSI-së, deri në thyerjen e xhamave të ambjentit.
Ata u larguan nga vendi i ngjarjes para mbërritjes së policisë, ndërsa kjo e fundit po punon për zbardhjen e ngjarjes, motiveve dhe ndalimin e autorëve.





