LOS ANXHELES, 14 maj 2013 –Bashkëshorti i aktores së famshme amerikane, seks-simbol, Holli Berri (Halle Berry) ka vendosur të mos sillet me ceremoni me paparacët.
Të gjithë njerëzve me foto-kamera u rekomandon me këmbëngulje që të largohen.
Olivje Martines (Olivier Martinez) nuk dallohet për karakter të qetë dhe mund të godasë me grusht këdo që guxon t’i afrohet nënës së fëmijës së tij të ardhshëm.
Pak ditë më parë aktori francez, fitues i çmimit prestigjioz “César” (një lloj Oskari francez) ) u bëri të qartë paparacëve se duhet të qëndrojnë sa më larg tij.
Në këtë kohë, Holli Berri, e cila është prej pesë muajsh shtatzënë, po hynte me nxitim në shtëpi me të bijën 5 vjeçe Nala (Nhala), që lindi nga martesa me modelin bukurosh franko-kanadez Gabriel Obri (Aubry), por që u divorcuan në vitin 2010.
Olivje-i e ka rrahur Obri-në, ish-bashkëshortin e Hollit.
Megjithatë mediet ia arritën t’i bënin disa fotografi yllit të Hollivudit që aktualisht është 46 vjeçe.
Ndërkohë Holli nuk e mbajti të fshehur për një kohë të gjatë nga shtypi situatën e saj interesante dhe tregoi se po përgatitet të bëhet nënë.
Sipas Holli-t, ajo asnjëherë nuk ka menduar se mund të mbeste shtatzënë në këtë moshë.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





