Mburret me dy helikopterë francezë, ndërkohë që botuesi Balliu ka sulmuar presidentin e majtë francez, skandal diplomatik ky mes Tiranës dhe Parisit, pasi Balliu është anëtar i Këshillit Kombëtar të partisë në pushtet
TIRANË, 14 maj 2103 – Të flasësh anglisht me një shqiptar në protokollin zyrtar, snobizmi i një ish- aktori socrealist, që i duket detyra e ministrit si rol në skenë a në perden e kinemasë, e bën z. Arben Imami tepër qesharak, por nga ana tjetër, me aktin e vet, cenon rëndë reputacionin e shtetit shqiptar.
Ministri i Mbrojtjes, Arbeni Imami ka zhvilluar më 14 shtator 2013 një takim me homologun e tij maqedonas, shqiptarin Talat Xhaferri, në përfundim të të cilit ai ka folur anglisht për mediet.
Ndërkohë, homologu i tij maqedonas, Talat Xhaferri, pasi u përgjigj duke thënë “faleminderit” në shqip, e mbajti po në gjuhën shqipe fjalimin e tij për takimin e zhvilluar.
Imami ka bërë kualifikim në SHBA dhe dëshironte t’i shiste mend një shqiptari, politikan nga Maqedonia.
Por ky veprim po i kthehet në bumerang, pasi mediet e kanë shpërndarë këtë “bëmë” të Imamit, duke i dëmtuar imazhin elektoral në qarkun e Elbasanit, ku kandidon për deputet.
Fushata e tij po shkon për dreq: ka barcoleta për reklamën me paratë publike në televizione: mburret për forcën e ushtrisë shqiptare me tre motoskafë dhe dy helikopterë francezë.
Ndërkohë ministrit të Mbrojtjes i prish punë botuesi elbasanas Fahri Balliu, i cili sulmon presidentin e majtë francez, fakt që ka shkaktuar skandal diplomatik mes Tiranës dhe Parisit, pasi Balliu është anëtar i Këshillit Kombëtar të partisë në pushtet.
Në vitin 1989 Arben Imami ka vënë një dramë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





