Çdokush nga ne e ka të nevojshme të konsumojë një kafe në mëngjes. "Të zgjon",-arsyetojmë të gjithë, megjithatë, pak e dinë, se ekziston një pije që preferohet më shumë se kafeja.
Është shumë e mirë për organizmin dhe duhet të konsumohet përditë. Receta është shumë e thjeshtë, në një gotë me ujë të vakët shtrydhni gjysmë limoni.
Kjo pije është e pasur me vitaminë C dhe forcon imunitetin, duke ndihmuar kështu organizmin që të luftojë ftohjen.
Po ashtu, lehtëson procesin e tretjes së ushqimit dhe ndihmon nëse ju fryhet stomaku.
Konsumi i limonit ndal edhe plakjen e lëkurës.
Kjo pije ndihmon në freskimin e aromës së gojës dhe zvogëlon stresin.





