VLORE, 14 maj 2013– Forcat kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë kanë arrestuar një 60 vjeçar i cili u kap në flagrancë me rreth 4 kilogram e gjysmë heroinë.
Edmond Telo Andoni, banues në Vlorë, u arrestua pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e drejtuar prej tij tip BMW, u gjetën të fshehura në pjesën e pasme midis gomës rezervë dhe sediljes së pasme 8 pako të mbështjella me lëndë narkotik.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë vijojnë hetimet për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan për ndjekje të mëtejshme penale Prokurorisë për veprën penale "Trafikim narkotikëve" e mbetur në tentativë.





