Tashmë është zyrtare: Roberto Mançini nuk do të jetë më trajner i Mançester sitit.

Drejtuesit e klubit britanik nuk kanë pritur fundin e kampionatit për ta shkarkuar atë, por e kanë bërë një gjë të tillë mbrëmjen e djeshme.

Mançini është shkarkuar me motivacionin se nuk ka arritur asnjë objektiv këtë sezon dhe për këtë do të dëmshpërblehet me rreth 7 milion paund.

Në vend të tij pritet të emërohet Manuel Pelegrini.

“Pavarësisht përpjekjeve më të mira të çdokujt, klubi ka dështuar të arrijë objektivat e vendosura në këtë sezon, me përjashtim të kualifikimit në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm”.

“Kjo, e kombinuar me nevojën për një menaxhim të gjithanshëm ndryshe në klub, do të thotë se është marr vendimi për të kërkuar një trajner të ri. Ky ka qenë një vendim i vështirë për pronarin, drejtuesit dhe bordin, por është pasoja e një procesi të bilancit të fundit të sezonit”, thuhet në deklaratën e klubit të Sitit.

Mançini flitet se mund të kalojë në një prej ekipeve të Romës, Napolit apo Monakos.