TIRANE, 13 maj 2013– Kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi kritikoi Partinë Socialiste se nuk i qëndroi marrëveshjes me aleatët, për të kandiduar krerët e tyre në lista fituese. Në një intervistë, Gjinushi shprehet i sigurt se Partia Socialiste nuk do të përsërisë gabimet e vitit 2009, dhe do të numërojë në mënyrë të drejtë votat e aleatëve.

“Ne sigurisht që kemi firmosur një marrëveshje, por herët dhe në parim vazhdimisht i është qëndruar gjatë marrëveshjes, por pastaj në terma konkret nuk i është qëndruar kësaj marrëveshje. Ideja edhe e bashkëpunimit me listat. Absolutisht ka qenë opsion i majtë dhe Partia Socialiste ka qenë dakord deri në ditën e fundit për këtë dhe pikërisht 27 mijë vota që nuk u kthyen për mandat PSD në 2009, shkuan në favor të PS. Nuk ikën dëm. Sigurisht në nuk duam të përsëritet e njëjta gjë, që votat për PSD mos të kthehen disa të paktën në mandat për Partinë Social Demokrate”, tha Gjinushi.