DURRËS, 13 maj 2013– Policia e Durrësit brenda 2 ditëve ka arrestuar 3 grabitës mes tyre dhe 1 femër.

Ditën e shtunë më datë 11.05.2013, rreth orës 20.00,  policia blutë e Durrësit kanë ndaluar shtetasen Entela Muhaxhiri, 27 vjeçe, banuese  në Fushë Krujë.

Shtetasja në fjalë është shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes, pasi dyshohet se më datë 07.05.2013, rreth orës 12.00, i ka vjedhur portofolin brenda së cilit shuma prej  60 000 leke shtetases me iniciale F.S., 52 vjeçe, banuese në Fushë Krujë.

Materialet  për rastin në fjalë iu përcollën për ndjekje Prokuroriseë së Rrethit Krujë.

Gjithashtu ditën e premte më datë 10.05.2013, rreth orës 18.00, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Arjan Telo, 46 vjeç, banues në Durrës.  

Arestimi i 46 vjeçarit sipas policisë është kryer pasi rreth orës 11.30 ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur shumën prej 12.000 lekësh 68-vjeçarit me iniciale Z.M.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr 4 në Durrës, në katin e tretë të Ambulancës Qendrore. Mbi 46 vjeçarin rëndon akuza e kryejes së veprës penale të vjedhjes.

Mbrëmë në mesnatë rreth orës 01.30, blutë e Durrësit bënë të mundur gjithashtu dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale E.D., 15 vjeç, banues në Durrës.
Personi në fjalë, me datë 11.05.2013, rreth orës 21.30, së bashku me 2 shtetasit e tjerë me iniciale V.M., dhe  Xh.C., 13 vjeçarë,  banues në Durrës, jane kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin disa grila në një objekt në ndërtim e sipër në lagjen Nr 11 Durrës.

Për rastin në fjalë rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “Vjedhje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”.