DURRËS, 13 maj 2013– Ditën e djeshme rreth orës 18.00, blutë e policisë së Durrësit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale P.T., 30 vjeç, banues në Komunën Sukth.

30 vjeçari dyshohet se më datë 12 maj, rreth orës 15.30, ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime bashkëshortes së tij 29-vjeçare, në banesën e tij.

Shërbimet e Policisë që ndërhynë në vendngjarje bllokuan një thikë me të cilën autori i dyshuar ka tentuar të godasë bashkëshorten.

Lidhur me rastin në fjalë, nga ana e policisë u kryen veprimet hetimore dhe materialet iu përcollën Pokurorise së Durrësit.

Mbi 30 vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.