Në foto: Tufa me lule në kujtim të pensionistit të vrarë në Edendale Road
LONDËR, 13 maj 2013 –Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një pensionisti në Barnhërts (Barnehurst) të Londrës shkoi në gjyq, njofton shtypi britanik.
Gëzim Delija, 41 vjeç, u akuzua për hyrje me forcë në një shtëpi në Idëndejëll Rod (Edendale Road) më 25 janar të këtij viti dhe për vrasjen e 64-vjeçarit Edjuard Sajrëd (Edward Syrad).
Delija u akuzua fillimisht për vrasje me paramendim, por kjo akuzë u reduktua në vrasje të thjeshtë.
Ai përballet gjithashtu me akuzat për vjedhje dhe armëmbajtje imituese me dashje.
Zyrtarët u telefonuan në shtëpinë e Sajrëdit në orën 22:30, natën e sulmit pas një vjedhjeje prone.
U mendua se pensionisti u kërcënua me armë dhe sulmua dhe ai vdiq në vend.
Gruaja e tij u dërgua në spital të plagë të lehta dhe shkoi në shtëpi më vonë.
Pas ekzaminimit të kufomës u konstatuan dëmtime të rënda të shumta dhe pushim zemre.
Fillimisht u vendos që gjykimi i Delisë të fillonte më 18 shkurt të këtij viti, por nevoja për të shqyrtuar provat bëri që çështja të shtyhej dhe të gjyqi të zhvillohej më 13 maj 2013.
Që prej paraqitjes së tij të fundit në gjykatë, Delija u dënua me kusht, por duke qëndruar 333 ditë me arrest shtëpie, meqenëse u akuzua fillimisht për vrasje.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





