TIRANE, 13 maj 2013– Dita e sotme është dhe afati i fundit për depozitimin e listave të korrigjuara të 15 partive, të cilat KQZ i ka kthyer mbrapsht.

Sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj, nga 66 parti që kanë depozituar listat shumëemërore, 16 prej tyre kanë kthyer për plotësim dokumentacioni.

"Nga 66 parti që kanë depozituar lista shumëemërore, 50 prej tyre ka vendosur miratimin e listave. Për 16, KQZ ka vendosur kthimin për plotësim të dokumentacionit. Afati përfundimtar për ridepozitimin e dokumentave të korrigjuar është dita e sotme", tha Hoxhaj.