LABINOT, 13 maj 2013– Dy efektivë policie janë plagosur pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në afërsi të fshatit Labinot.

Të dy plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit ku dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Kolegët e tyre po hetojnë për shkaqet e aksidentit të automjetit të policisë.

Dyshimet janë për shkak të lagështirës në rrugë.