ANGLI, 13 maj 2013– Një prej kriminelëve më të kërkuar në Angli është arrestuar gjatë pushimit të tij në Spanjë.
Ky është momenti dramatik kur një nga njerëzit më të kërkuar të Britanisë u arrestua nga policia në një vilë spanjolle teksa ishte me të dashurën e tij.
Andrew Moran, 31 vjeç, zbulohet nga policia katër vjet më vonë, pasi ai u arratis nga banka e të akuzuarve në gjyqin penal në Lancashire.
Videoja tregon kapjen e tij të brishtë teksa kapërcen mbi shkurre nga një pishinë në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.
Ai ka qenë pjesëtar i bandës që përdori armë dhe thikë për të vjedhur 25.000 £ nga furgoni i Royal Mail.
Për 18 muaj ai ka qenë në listën e top 10 më të kërkuarve që ikën nga gjykata.
Policija angleze në bashkëpunim me qeverinë spanjolle arrestuan Endrju Moran i cili katër vite ishte në arratijse nëpër Europë.
Tek vila luksozepranë Alicante, në të cilën ai është strehuar janë gjetur dy armë, 60 fishekë dhe telefonat celularë.
Moran gjatë nëntorit të vitit të kaluar arriti të arratiset prej Spanjës.





