Ndërpritet procesi i numërimit në disa KZAZ të qarkut Durrës.

Mësohet se në KZAZ nr.21, e pozicionuar në pallatin e sportit ”Ramazan Njala” ky proces është pezulluar për të rifilluar sërish në orën 14:00, në mënyrë që grupet e numërimit të çlodhen.

Në KZAZ-në nr.25 në Shijak, janë numëruar deri më tani 18 kuti dhe puna është ndërprerë prej mëngjesit për të rifilluar pas mesditës.

Ndërsa në KZAZ-në nr.22, te shkolla 9- vjeçare “Marie Kaculini” aktualisht po ndërrohen numëruesit sepse janë të lodhur dhe ndërkohë po trajnohen të rinj për t’u futur në këto grupe. Në këtë të fundit ndodhet edhe kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj.

Ndërkohë vijon numërimi me ritme të ngadalta në KZAZ-të e tjera.