Një plazh fantastik me ujë të pastër, kështu përshkruhet St Maarten si një nga destinacionet më të mrrekullueshme të Ishujve Karibe.

Por, fotografia fantastike e këtij plazhi nuk përfundon me kaq, ka edhe një arsye që dallon këtë plazh prej gjithë plazheve tjera në botë: aty aterojnë aeroplanët tek aeroporti i cili gjendet shumë pranë bregut.

Në këto foto mund të shihen turistët duke bërë foto ndërkohë që avionët Boeing 747 fluturojnë në një lartësi shumë të vogël drejt Aeroportit Ndërkombëtar Princesha Juliana.

Edhe pse duket shumë e rrezikshme, nuk ka pasur kurrë incidente.