TIRANE, 12 maj 2013– Përgjatë gjithë vijës bregdetare vazhdojnë të jenë një problem mbetjet e ngurta. Pushteti vendor tashmë, kur edhe numri i frekuentuesve të plazheve është drejt rritjes, duhet të marë masa emergjente. Sipas autoriteteve zyrtare në ministrinë e Mjedisit, duhet të shtohen kapacitetet si në pajisje ashtu edhe në njerëz, pasi është e pamundur që plazhet të pastrohen vetëm me një makinë apo me tre njerëz. Kjo problematikë sipas Deshatit, zgjidhet vetëm nëse bashkëpunojnë të gjitha strukturat, ato vendore e qëndrore.

"Të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor duhet të marrin patjetër masat e duhura, përsa i përket mbetjeve urbane, gjë për të cilën viteve të tjera ne kemi pasur goxha problem. Kryetarët e bashkive dhe të komunave realisht duhet të parashikojnë një staf më të madh dhe numër më të madh makinerish për t'u marrë me pastrimin e mbejeve urbane, jo si në ditët e zakonshme kur nuk kemi sezon turistik; ky staf duhet të jetë më i madh",-thotë Deshati. 

Ndërkaq, Deshati thotë se këtë vit uji në detrat e vendit tonë do të jetë më i pastër dhe më i sigurt për pushuesit. Kjo, falë investimeve dhe imipanteve që janë ndërtuar për ujrat e zeza. Ky fakt konstatohet, sipas Deshatit, në plazhin e Durrësit në të cilin nuk derdhen më ujra të zeza. "Megjithatë,- shprehet ai,-situata vazhdon të mbetet problematike në disa zona të veçanta."

"Kemi fshirë nga harta përsa i përket problemit të ndotjes së ujit nga ujërat e zeza, Zonën e Durrësit tashmë nuk e kemi më një zonë të ndotur. Është një zonë e pastër sa i përket cilësisë së ujit dhe pastërtisë",-thekson ai.

Një javë më parë, Deshati në prag të çeljes së sezonit turistik ngriti dhe shqetësimin se bregdeti i Vlorës po degradohet nga ndërtimet e paligjishme të subjekteve, të cilat mbetjet i hedhin në det; madje dhe kanë ndërtuar brenda tij duke ngritur pista apo ndërtesa të ndryshme.https://mail.google.com/mail/u/0/images/cleardot.gif