PEQIN, 12 maj 2013– Një i burgosur i burgut të Peqinit nuk është kthyer në qeli pas përfundimit të lejes shpërblyese.
Rome Rustemaj, nga Vlora i dënuar me 10 vjet burg për vrasje, ka marr leje në 7 maj, në orën 13.00 dhe të dielën duhej të ktheje sërish pas hekurave.
Ai tashmë është shpallur në kërkim nga policia si person me një rrezikshmëri të lartë, që ka ikur nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Rustemaj është dënuar për vrasjen në rrethana cilësuese të një punonjësi policie.





