Intervista e të burgosurit në Greqi për dhunën, diskriminimin, dënimet pa fakte dhe mungesën e interesimit nga autoritetet diplomatike të Shqipërisë  

GREQI, 12 maj 2013– Një irakian ka mbetur i vdekur si pasojë e përleshjes së egër midis bandash të burgosurish në burgun e Grevenas në Greqi. Ngjarja u regjistrua në orët e vonshme të pasdites e të premtes. Një grup të burgosurish shqiptarë, pasi ishin grindur me një grup tjetër të burgosurish nga vendet arabe, vendosën të lajnë hesapet mes tyre, e me këtë rast të burgosurit shqiptarë me një thikë provizore, të krijuar në burg, kanë vrarë një irakian dhe kanë plagosur tre të tjerë.

“Këtu po bëhet nami”, “djalin shqiptar e çuan qëllimisht mes kurdëve, nga inati, për t'i ulur kokën”, “ai ishte minoren 19-vjeçar, i dënuar pa fakte për vjedhje", "mbahej padrejtësisht në një burg të sigurisë së lartë”, “80% e shqiptarëve dënohen pa asnjë fakt”, “bëjmë kërkesa e s’na dëgjon askush”, "s'do t'ia dijë njeri për ne", "ambasada jonë duhet të vijë urgjentisht të shohë gjendjen” etj. Kjo është minibota e ferrit, që i burgosuri shqiptar Fabio Dushku rrëfeu dje ekskluzivisht nga burgu i Grevenas në Greqi pas incidentit mes një të dënuari shqiptar, 19-vjeçar dhe një grupi me kombësi kurde, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një shtetas kurd, ndërsa shqiptari gjendet i plagosur në spital jashtë burgut. Dushku ka pohuar se ka ndodhur vërtet një sherr mes një të riu të burgosur shqiptar 19-vjeçar me pasojë vdekjen e një shtetasi kurd mbrëmë në orë të vona.

“Po. Ka ndodhur një sherr mes një shqiptari dhe disa kurdëve dhe në sherr e sipër ka vdekur një kurd. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:00. Por nuk dihet fiks se si ka ndodhur. Kurdi mund të ketë rënë edhe përtokë”, jep Dushku versionin e tij. Ndërsa për momentin ai situatën në bur-gun e Grevenas e raporton përkohësisht të qetë. “Por nuk dihet se çfarë mund të ndodhë”, jep ai dyshimet e tij. Sipas të burgosurit Fabio Dushku – i cili e ka ngritur dhe herë të tjera zërin për të drjetat e shqiptarëve në burgje – drejtori i burgut të Grevenas ka ngatërruar racat, duke bërë bashkë një racë me një tjetër.

“Po nuk rrihet kështu. Ai djali shqiptar 19 vjeç, që emrin e ka Zef Deda me origjinë nga Mirdita, i cili është dënuar pa fakte për vjedhje e kanë nxjerrë nga burgjet e minorenëve dhe e kanë sjellë këtu me ne, në një burg të sigurisë së lartë, ku ka të dënuar me dënime të mëdha. Nuk është e drejtë që ai të jetë këtu me ne. S’është ky burg për moshën dhe veprën penale për të cilën e akuzojnë atë: “vjedhje”. E ka sjellë drejtësia greke, po ku ka drejtësi këtu”, shfryn Dushku. Ai shton se më e keqja akoma është që, iu bë një tjetër padrejtësi; është dërguar në në një sektor, ku ka vetëm arabë.

“Kjo nuk bëhet. Djali shqiptar duhet të rrinte të paktën këtu ku jemi ne shqiptarët. Por aty e çuan nga inati. Dhe shiko çfarë ndodhi!”, analizon i burgosuri shqiptar nga ekrani i “A1 Report”. “Unë kam ndërhyrë me avokat,që djali shqiptar, Zef Deda të mos largohej nga ne, ta mbanim këtu ku jemi ne gjithë shqiptarët, pasi është sektor i qetë. Por drejtori s’na dha asnjë përgjigje, siç bëjnë gjithmonë. Zef Deda është dënuar pa fakte për grabitje. Për sjelljene tij në mënyrë të padrejtë në burgun tonë të sigurisë së lartë duhet të japë shpjegime prokuroria. “Jemi 350 shqiptarë në burgun e Grevenas. Shumica, 80% e shqiptarëve janë kot në burg. Këtu bëhet nami! Ç’të të them!”, thotë Fabio Dushku.

Ai ka dëgjuar se të burgosurit do të transferohen në Shqipëri. “Do ishte shumë mirë nëse do të bëhej. Të na bënin gjyqin nga fillimi. Po të dërgoj dosjen time një prokurori shqiptar, jam i sigurt që do të habitet. Më kanë ngarkuar 5 vrasje dhe 2 plagosje kot. S’kam bërë asgjë; s’ka asnjë provë, armë, s’ka dëshmitarë”, rrëfen Dushku, i dënuar me burgim të përjetshëm. “Na provokojnë gjithmonë. Administrata nga provokon. Nipi i drejtorit të burgut e ka ditur që do ndodhë kjo që ndodhi. Të jesh një shqiptar mes të huajve diçka do të ndodhë, sepse shqiptari nuk e ul kokën.

E kanë dërguar kastile djalin 19-vjeçar, që t’i ndodhë diçka. Gjendja këtu është gjithmonë në trysni dhe presion”, jep dëshminë e tij ekskluzive Fabio Dushku. I burgosuri i bën apel ambasadës shqiptare në Greqi, që "të vijë të shohë gjendjen", pasi “ne s’bëjmë dot luftë në burg" dhe "këtu është një katastrofë”, “asnjë s’pyet për ne”. Për gjendjen në të cilën ndodhen, Dushku që të bëhet më i besueshëm ka kërkuar, që të pyeten edhe të tjerë; “të gjithë burgaxhinjtë”. "E çfarë drejtësie është kjo!”, ka shpërthyer të paktën me zërin e tij Fabio Dushku, një prej 350 të burgosurve shqiptarë në burgun e Grevenas.