TIRANE, 12 maj 2013– Në festën ndërkombëtare të Nënës, deputetët socialistë janë mbledhur tek hotel "Rogner" së bashku me nënat e tyre duke mbajtur dhe një panel diskutimi. Çdo një prej tyre tregoi eksperiencën me nënën e tij dhe detyrën si politikan, ndërsa nuk kanë munguar dhe kunja e batuta në adresë të njëri-tjetrit.
"Kur erdha këtu e pata të vështirë, sepse asnjëherë nuk kam folur si politikan para nënës sime. Madje futa gruan të negocionte me nënën time që ta sillte këtu, Janulllën. Ajo i tha, hajde se kemi takim me prindër…Të lutëm Edi mos pi kafe kur unë flas, se na e nxin jetën nëpër mbledhje kur flasim në celularë ndërsa ti flet".
Më tej Majko tregoi se cfarë i ka treguar nëna rreth tij. "Linda më 15 nëntor, mamia iku pastaj në mbledhje partie, mua mu taks kjo puna e partisë. Dhe ajo që më ndihmoi të dilja në jetë ishte e majtë".
Fjalën e radhës e mori dhe deputeti Sajmir Tahiri që tha:
"Kur filloi të fliste Pandi për baballarët mendova që do kërkonte statusin e ish-ushtarakëve", ndërsa paneli i të ftuarve plasi në të qeshura.





