TIRANE, 12 maj 2013– Aktualisht Kombetarja Shqiptare pozicionohet e 43-ta ne renditjen boterore, si ne asnje rast tjeter, qe prej anetaresimit te saj ne FIFA, ne vitin e larget 1932. Ky rekord pasoi ate te nje muaji me pare, kur kuqezinjte e De Biazit renditeshin ne vend te 48-te. Tre pozicionet me te mira ne FIFA, kuqezinjte i kane pasur ne tre vitet e fundit, dhe sigurisht, jo rastesisht. Pas pese ndeshjeve te para eliminatore, “Brazil 2014”, Shqiperia mban vendin e dyte ne Grupin E, dhe ka po aq pike sa Islanda qe mban vendin e trete, ose dy me pak se Zvicra, kryesuesit dhe favoritet kryesore, qe kerkojne te nisen veren tjeter drejt Brazilit. A do te realizoje Shqiperia ate qe quhet “endrra e madhe” dhe a cili eshte roli i De Biazit ne keto eliminatore. – “Norvegjia e radhes ne Tirane eshte ndeshja kyce, ne keto eliminatore,” – thote Kreu i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, ne nje interviste per “Koha Jone”, teksa konfirmon se kane nisur negociatat me trajnerin italian, per te zgjatur kontraten edhe ne eliminatoret e ardhshme, “France 2016”. Presidenti i FSHF-se i ben po ashtu nje ryzeme gares se kampionatit, qe perfundoi dje dhe nxori fitues per here te trete radhazi Skenderbeun e Korces:
Sot (dje) eshte mbyllur kampionatin Kategorine Superiore. Si do ta vleresonit kete vit futbolli ne Shqiperi?
Ne fakt, kampionati eshte mbyllur dy jave me pare, qe kur titulli kampion shkoi per here te trete ne Korce. Prej dy javesh jane zbuluar enigmat e tjera, si per ekipet qe do te luanin ne Evrope, ashtu edhe per ato qe do te bien ne nje kategori me poshte. Megjithate, ne pergjithesi, prej fillimit te gares dhe ne mbyllje kemi pasur nje gare interesante, me ritem, rivalitet. Skenderbeu dominoi kampionatin dhe krijoi shkeputje ndaj rivaleve te tjere, brenda fazes se pare. Kjo shkeputje e ndihmoi qe ta fitonte me shpejt titullin, duke e zbehur disi rivalitetin me skuadrat e tjera pretendente.
Cilat mendoni se jane sfidat me te medha qe duhet te perballemi sezonin tjeter, per te pasur nje kampionat sa me interesant, me cilesor?
Futbolli eshte gare, qe prodhon emocione, por edhe probleme. Fenomenet negative do ta shoqerojne gjithmone, sado qe nuk na pelqejne, por ato duhet te minimizohen. Infrastruktura dhe permiresimi i struktures ligjore mbeten sfidat tona kryesore, gjate se ardhmes. Kemi pasur dhe kemi probleme me terrenet dhe fushat. Por edhe hallkat ligjore nuk funksionojne sic duhet tek klubet e futbollit.
Ndalemi tek infrastruktura. Pas ndeshjes me Norvegjine, eshte gati me ne fund, do te nise rindertimi i stadiumi “Qemal Stafa”?
Projekti ka kohe qe eshte gati. Presim qe te nisin punimet dhe te behet sa me shpejt realitet.
Kombetarja Shqiptare ka pershkruar gjysmen e rruges ne eliminatoret “Brazil 2014”. Sa e rendesishme do te jete ndeshja e gjashte ndaj Norvegjise, ne Tirane?
Perballja e dyte me Norvegjine mendoj se do te jete ndeshja kyce e Shqiperise ne keto eliminatore. Ne synojme ta kalojme me sukses Norvegjine, qe te siguroje nje vend sa me te kenaqshem ne grup. Por sigurisht, pritet nje ndeshje e veshtire. Fitorja me Norvegjine do te thote shume. Me nje rezultat te tille do te jemi me prane vendit te dyte, pozicion qe mbajme aktualisht.
A eshte kjo Kombetarja Shqiptare me e forte e 20 viteve te fundit?
Nuk mund ta them kete, por ky eshte klasifikimi me mire qe kemi pas gjysmes se rruges, ne keto eliminatore. Ecuria e metejshme qe do te kete, do ta tregoje me mire kete.
Ne vleresimin tuaj, si po e drejton Xhani De Biazi ekipin kombetar?
Pas pese ndeshjeve te para, mendimi im eshte pozitiv ndaj trajnerit, me punen dhe perkushtimin. Por duhet pritur, pasi jane edhe pese ndeshje te tjera dhe vleresimet me mire behen ne fund.
A mendoni se me ecurine e deritanishme, De Biazit duhet t’i kerkohet qe tani rinovimi i kontrates?
Si e permenda me lart, mendimi im per trajnerin eshte pozitiv ndaj dhe synojme, pse jo, te vazhdoje edhe me gjate me te njejtin trajner, ne eliminatoret “France 2016”.
Nese pranon te rinovoje, do te jete De Biazi trajneri i Shqiperise ne eliminatoret “France 2016”?
Po, aktualisht jemi ne negociata me trajnerin, per rinovimin e kontraten. A do te jete ai ne stol gjate eliminatoreve te ardhshme, kjo i perket zhvillimeve dhe negociatave te metejshme, qe do te kemi me trajnerin.
/Koha Jonë/





