SONGJIANG, 12 maj 2013– Në periferi të qarkut Songjiang në Shanghai, banorët dolën në rrugë për herë të tretë këtë muaj, për të protestuar kundër ndërtimit të një fabrike të baterive me litium.
Rreth një mijë banorë, kundërshtuan nivelin e lartë të ndotjes të shkaktuar nga fabrika si dhe efektin e saj shkatërrues mbi mjedisin.
Protestat e fundit në Shangai venë në dukje tensionet sociale në rritje mbi ndotjen dhe çështjet e mjedisit në Kinë, ndërsa gjithnjë e më shumë banorë në mbarë vendin janë duke përdorur protestat masive për të shprehur kundërshtimin e tyre.
Protestuesit bllokuan trafikun, ndërsa marshuan drejt zyrave të qeverisë lokale.
Mitingu ishte kryesisht paqësore, e disa prindër nuk nguruan të sjellin në protestë dhe fëmijët e tyre.
Banorët lokalë thonë se janë të shqetësuar rreth emetimet të gazrave nga uzina ndërsa zyrtarët e qarkut insistojnë se centrali do të jetë e sigurt.





