FIER, 11 maj 2013– Aleanca Kuqezi ka prezantuar sot 16 kandidatët për deputetë në Qarkun e Fierit. Gjatë këtij prezantimi kreu i AK, Spahiu ka deklaruar se në Fier, kjo forcë do të ketë më shumë deputet se PD.
“Kemi ardhur në një nga ditët më të rëndësishme, për të promovuar 16 miqtë tanë, 16 KUQeZI, të cilët do ti paraprijnë fitores së Aleancës KUQeZI, në garën me luftën e pabarabartë të 23 qershorit, ne shkojmë drejt një beteje dhe lufte tërësisht të pabarabartë, sepse ata kanë frikë, sepse ata tmerrohen, sepse ata nuk guxojnë ta shikojnë Aleancën KuqeZi në shtëpi po as në ekranet e televizioneve dhe të gazetave të tyre. Dhe ne kemi dy beteja, beteja e atij që ne kemi për kryeministër të cilin e duan të gjithë largimin e tij nga pushteti, me përjashtim të një një njeriu, Edi Ramës. Dhe ne jemi këtu me dy sfida, atij i cili na u sul i pari duke na nëpërkëmbur. Në këto zgjedhje ne shkojmë me ambicien për ti shkuar çdo qytetari shqiptar dhe për ti ftuar ata votoni kuq e zinjtë, kjo është vota juaj, kjo është vota e Fierit.
“Të nderuar qytetarë Aleanca Kuq e Zi vjen në këto 40 ditë në çdo shtëpi, në çdo fshat apo lagje, duke u shpjeguar çdo qytetari që Fieri, Kosova, Çamëria janë djepe KUQ e Zinjsh. Fieri ka dy vlera: besimin në Zot dhe besimin te Shqipëria. Dhe për këtë arsye në kemi moton tonë, sloganin tonë në këto 40 ditë, i cili nuk lidhet as me sloganin e rilindjes së kufomave dhe as me sloganin e kombit grek, nuk lidhet as me sloganin e demokratëve, i cili është : ne jemi ndryshimi për PARA. Por ne vijmë me një slogan, as me ne dhe as une. Ne vijmë me një slogan të qartë : Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha”, tha Spahiu.





