TIRANE, 11 maj 2013– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mbledhur sot pasdite, ka miratuar listat shumëemërore të kandidatëve të 14 partive politike të regjistruara në KQZ për zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa ka kthyer për plotësim 3 të tjera.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro: 1- Projekt-vendim: “Për miratimin e listave shumemërore të partive politike të regjistruara në KQZ-së, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 17 parti politike të cilat kanë paraqitur listat shumëemërore miratoi listat shumëemërore të 14 partive politike ndërsa vendosi të kthejë për plotësim të këtyre listave për 3 parti politike. KQZ vendosi të kthejë për plotësim të deklaratës për vendet sipas kuotës ligjore listat shumëemërore për 2 parti politike, Partia Lëvizja Shqipëria e Re dhe Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë.
Gjatë shqyrtimit të listave të kandidatëve KQZ ka vërejtur se partitë kryesore PD, PS por edhe LSI nuk kanë plotësuar kriterin gjinor të përfaqësimit në disa qarqe duke i gjobitur ato.
Sipas KQZ, Partia Socialiste nuk ka respektuar kriterin gjinor, pra përfaqësimin e grave në qarqe si: Gjirokastër, Elbasan, Durrës, Kukës, Dibër, prandaj është vendosur për të sanksioni administrativ prej 6 mln lekë gjobë. Po kështu edhe Partia Demokratike nuk ka përmbushur kriterin e përfaqësimit gjinor në Elbasan, Kukës, Dibër, Berat, duke e gjobitur me 4 mln lekë. Po kështu është gjobitur edhe LSI për mos plotësimin e kuotës së përfaqësimit të grave në Berat Kukës, Durrës dhe Gjirokastër.
"KQZ në zbatim të nenit 67, pika 6, të Kodit Zgjedhor, vendosi sanksione administrative për 3 parti politike. Kokretisht:
Partia Socialiste e Shqipërisë gjobitet me 6 milionë lekë, për gjashtë zona zgjedhore, Tiranë, Durrës, Elbasan, Kukës, Gjirokastër dhe Dibër. Partia Demokratike e Shqipërisë gjobitet me 4 milionë lekë për katër zona zgjedhore, Elbasan, Dibër, Berat dhe Kukës. Lëvizja Socialiste për Integrim gjobitet me 4 milionë lekë për katër zona zgjedhore, Berat, Kukës, Durrës dhe Gjirokastër", thuhet në njoftimin e KQZ.
Lista e partive politike që u shqyrtuan në mbledhjen e sotme (pika 1 e rendit te dites).
Subjektet zgjedhore
1 Partia Lëvizja Shqipëria e Re (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Gjirokastres, Kukesit, Shkodres dhe Korces).
(Te kthehet per plotesimin e Deklarates per vendet sipas kuotes gjinore per 12 qarqet e vendit)
2 Partia e të Drejtave të Mohuara (u miratua)
3 Partia Socialiste (u miratua)
4 Partia Demokratike (u miratua)
5 Partia Lëvizja socioaliste për Integrim (u miratua)
6 Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (u miratua)
7 Partia Social Demokrate (u miratua)
8 Partia Emigracioni Shqiptar (u miratua)
9 Partia Bashkimi Liberal Demokrat (u miratua)
10 Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres (u miratua)
11 Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare (u miratua)
12 Partia Popullore Kristian Demokrate (Te kthehet per plotesim te
listave shume emerore ne qarkun e Lezhes dhe Shkodres)
13 Aleanca Kuq e Zi (u miratua)
14 Bashkimi Popullor i Pensioniteve te Shqiperise
(Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Elbasanit, Korces. Lezhes dhe Vlores)
(Te kthehet per korigjim ne perberjen e listes shumeemerore per qarkun e Kukesit dhe Shkodres)
(Te kthehet per plotesimin e Deklarates per vendet sipas kuotes gjinore per qarkun e Kukesit, Elbasanit, Korces, Lezhes dhe vlores)
15 Partia Ora e Shqipërisë (u miratua)
16 Partia Ballit Kombetar (u miratua)
17 Partia Demokracia e Re Europiane (u miratua)
Dy ditë më parë KQZ nisi miratimin e listave shumëemërore të kandidatëve të partive politike dhe deri tani ka regjistruar listat e 36 subjekteve zgjedhorë. Ndërkohë, në KQZ janë regjistruar 66 parti që do të konkurojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, 61 prej të cilave janë përfshirë në dy koalicionet parazgjedhore, ndërsa vetëm 4 do të garojnë të vetme.





