PERMET, 11 maj 2013– Një 17-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht mbrëmjen e sotme në Përmet.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Çarshova të Përmetit. 

Sipas burimeve të policisë lokale viktima A. Janku kishte hyrë në strehën e një kabine elektrike për t’ju ruajtur shiut në momentin që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. 

Pikërisht kontakti me rrymën kanë qenë fatale për të riun, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.