TIRANE, 11 maj 2013– Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar në flagrancë duke vjedhur kapakë pusetash.

Ai është vënë në pranga nga efektivë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë para pak minutash.

Arrestim i tij ka ndodhur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku është kapur duke hequr kapakun e një pusete nga vendin.

Sipas burimeve zyrtare të policisë i arrestuari ishte punonjës i gardës së Republikës, por ende nuk bëhet i ditur identiteti  i tij.

Nuk dihet ende nëse punonjësi i Gardës ndodhej pranë KQZ-së për të garantuar sigurinë e këtij institucioni apo thjeshti ishte për përmbyshjen "e misionit" të tij personal.