Jamie Starbuck në vitin 2010 vrau bashkëshorten e tij Debbie Starbuck 44 vjeçe, duke masakruar copa-copa vetëm një javë pas dasmës.

Fotografi 36-vjeç nga Britania e Madhe që nga ajo ditë ka bredhur mbarë botën me lekët që i vodhi bashkëshortes së tij.

Ai është arrestuar vetëm në muajin janar të vitit 2013 në aeroportin e Heathrow, Londër duke zbritur nga një avion që vinte nga Brazili.

Të enjten e kaluar është dhënë vendimi për burrin “monstër” i cili ishte me burgim të përjetshëm.

Gjatë dy vjetëve që ishte në udhëtimet e tij ekzotike, kishte bërë që familja e gruas të besonte se ajo ndodhej me të.

E vërteta tragjike filloi të shfaqej rreth një vit më parë, kur një mikeshë e Debbie kontaktoi policinë, duke thënë kishet shumë kohë që nuk kishte kontakte nga ajo.

Agjentët e policisë u vunë menjëherë në kërkim të së vërtetës dhe zbuluan se pasaporta e saj kishte skaduar dhe që trashëgimia e saj ishte transferuar në emër të bashkëshortit.