Një manovër e papritur, trajektorja që ndryshon dhe makina përfundon majë jnë greminë.
Shumë frikë dhe gjithashtu edhe shumë fat në garat me makina “Rally” në Emiratet e Bashkuara Arabe, për makinën, Citroen DS3 R3 2WD, e Mohammed Al-Sahlawi, i cili ishte së bashku me irlandezin Allan Harryman.
Makina e tyre ka mbetur pezull buzë një shkëmbi.
Gjithçka ka përfunduar mirë vetëm me disa gërvishtje të lehta të pilotëve.





