Surprizat e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit nuk kanë të sosur.

Kështu, përveç kandidatëve biznesmenë, socialistëve që kandidojnë për të djathtën apo kandidatëve që as në Google nuk i gjen dot se çfarë janë, listës i shtohen edhe miss-et.

Partia Ligj dhe Drejtësi ka vendosur të konkurroje me hire në këto zgjedhje parlamentare.

Vajza e njohur si miss-i që qëndron pas avokatit të njohur Spartak Ngjela, është në listën e kandidatëve për deputet në Tiranë.

26- vjeçarja Arnida Çapi do të jetë fill pas Ngjelës në listën e Tiranës.

A do të fitojë Arlinda? Urojmë që po.

http://gazetadita.al/ja-bomba-e-spartak-ngjeles-per-keto-zgjedhje/